
Deputeti i VV: Populli s’ka zgjedh me i vjedh Isa e Hashimi.
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kundërshtojë mocionin për rrëzimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin, që kur për këtë paralajmëroi shefi i LDK’së, Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.
Deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se populli ka zgjedhur që t’i shërbejë, Albin Kurti si kryeministër.
Ai tutje thotë se qytetarët nuk kanë zgjedhur që t’i vjedhin, Isa Mustafa, kryetar i LDK’së dhe presidenti Hashim Thaci.
“Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashim! #meKryeministrin”, thotë Rrahmani.