Deputeti i VV-së: Do kemi emra të rinj në listë, VV-ja do të thyej rekordin e zgjedhjeve të vitit 2021

09:08 | 10 December 2024
deputeti-i-vv-se:-do-kemi-emra-te-rinj-ne-liste,-vv-ja-do-te-thyej-rekordin-e-zgjedhjeve-te-vitit-2021


Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline thotë se në listën e VV-së do të ketë emra të rinj dhe se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së kësaj partie është votuar kalimi për përpilimin e listës përfundimtare të kandidatëve për deputet.

”Sigurisht që do të ketë emra të rinj në listën e Lëvizjes. Dje kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe është votuar që të kalohet përpilimi i listës përfundimtare të Kryesisë së VV-së dhe sigurisht që me afat të caktuar do të dihen edhe emrat’’ thotë ai.

Ai shprehet i bindur se VV do të jetë fituese dhe se do të thyejnë rekord të votave.

‘’Do të ketë edhe emra të ri në listë dhe lista e VV-së është listë fituese dhe presim dhe jam i bindur se do e thyejmë edhe një rekord të ri krahasuar me 14 shkurtin e vitit 2021’’ potencoj Thaçi për FrontOnline.

Komento: