Deputeti i VV-së flet pas arritjes së marrëveshjes: Sot nis periudha e vërtetë e pavarësisë

11:08 | 02 Shkurt 2020

Është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh të nominuarit për zëvendëskryeministër, Haki Abazit, me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV’së dhe LDK’së, fillon epoka e mirëfilltë e pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka uruar të gjithë qytetarët për arritjen e kësaj marrëveshje.

“Urime Kosovës, qytetarëve dhe secilit votues, këtu dhe në mergatën tonë. Këtu fillon epoka e mirëfillët e lirisë, pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan -drejt jetës me prosperitet dhe përmbyllje te procesit të integrimit Euro- Atlantik”, ka shkruar Abazi.

Komento: