Deputeti i VV-së flet për një familje nga Prizreni, thotë se që 3 ditë po pret rezultatet për Covid-19

21:16 | 14 Qershor 2020

Deputeti i VV-sëthotë se që 3 ditë një familje në Prizren po pret rezultatet për COVID-19.

Artan Abrashi, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë të udhëhequr nga Armend Zemaj.

Ai ka thënë se ka 3 ditë që një familje në Prizren po pret rezultatet për COVID-19, pasi një nga anëtarët e kësaj familjeje ka rezultuar pozitiv.

Deputeti thotë se në kohën e Qeverisë Kurti kishte përkushtimn dhe diciplinë për qytetarët.

Ky është postimi i plotë i tij:

Shëndetësia e sëmurë e Armend Zemajt

Po bëhen 3 ditë që një familje në Prizren pret rezultatet me ankth pasi që një nga familjarët doli pozitiv me Covid-19.

As adresë për pyetje e as përgjigje për testet e bëra.

Për herë të parë nga përhapja e epidemisë rezultatet nuk po dalin në kohë.

Edhe kolegët e të infektuarit iu nënshtruan testeve, kaluan dy ditë pa asnjë përgjigje.

Në dëshpërim për ndonjë lajm u kontaktova.

Linjat e Ministrisë jasht funksionit.

Qendra e thirrjeve 038 200 80800 jasht funksionit. Shteti në varr. Vetëm kur është në pyetje Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ministria mbinë mbi tokë si këpurdhë.

Në kohën e Qeverisë Kurti kishte përkushtim dhe diciplinë, qytetarët lajmëroheshin edhe nga psikologët e qendrës së thirrjeve brenda ditës për rezultatin.

Vinte era shtet. Kurse tani hall kanë tubimet e kundërshtarëve ndërkohë që lirojnë dasmat dhe gazmendet e plazhave.

Turp për hipokritët e gjendjes së jashtëzakonshme.

Dështim total dhe anarki institucionale. Qeveri Koti për faqe të zezë!

Komento: