Deputeti i VV-së flet sërish për incidentin me Arben Gashin dhe Kujtim Shalën

20:43 | 01 Shtator 2020

Gjyshinca i VV-së flet sërish për incidentin me Arben Gashin dhe Kujtim Shalën.

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca ka folur lidhur me rastin në Kuvendin e Kosovës, ku kishte deklaruar se është sulmuar fizikisht nga deputetët Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

Gjyshinca ka thënë se rasti është në dorën e drejtësisë, dhe ai do t’i respektojë procedurat.

Tutje ai ka shtuar se për të, incidenti është çështje e mbyllur.

“Unë mendoj se cdo gjë është e qartë sa i përket atij rasti. Unë e kam përmbyllë atë cështje, tashmë i takon organeve të sigurisë të merren me atë cështje. Unë kam respekt të plotë për procedurat”, tha ai për frontonline.

Komento: