
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pajtuar që ta rrezojë Qeverinë e Albin Kurtit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se subjektet politike nuk po zgjedhin metodë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
“AAK-ja, mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100% dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, ka thënë Rrahmani përmes Facebook.
“Duke parë suksesin kaq të madh për vetëm një muaj qeverisje, mbështetjen e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektet politike i ka kap PAN-iku dhe bëjnë edhe veprime të tilla”.
