Deputeti i VV-së i bën thirrje Brovinës të tregoj kush ia dha fotografinë

18:17 | 24 May 2019

Publikimi i fotografisë nga ana e Flora Brovinës po vazhdon të ketë reagime të ndryshme.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi i ka bërë një thirrje deputetes Flora Brovina, në lidhje me publikimin e një fotografie të rrejshme që e kishte bërë ditë më parë deputetja.

Ai kërkoi nga Brovina që të bëhet sipas tij trimëreshë si gjithmonë, dhe të tregojë kush ia ka dhënë këtë fotografi.

“Prandaj i thërras, bonu trime siç ke qenë gjithmonë. Mos ke frikë nga ata që të kërcënojnë. Kushdo që ia ka dhënë këtë, është kërcënues potencial” tha Selimi.

Sipas tij ekzistojnë dy opsione në lidhje me hezitimin e Flora Brovinës që të tregojë vërtet ku e kishte marrë atë fotografi.

“Ose Flora po bëhet pjesë e personave që don ta mashtrojë opinionin, që s’besoj, ose ka frikë të tregojë të vërtetën” tha ai.

Sipas tij, version që e dha Flora Brovina se ku e kishte marrë fotografinë nuk mund të jetë i vërtetë, pasi që ky imazh ishte publikuar më vonë se sa viti që Brovina e ka përmendur që e mori. Selimi gjithashtu komentoi edhe iniciativën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të krijuar Tribunalin Ndërkombëtar. Ai thotë se Partia Demokratike e Kosovës, po e mbështet një ide të tillë, e cila nuk është e realizueshme, për ta mbuluar turpin që kishin bërë kur krijuan Gjykatën Speciale.

Komento: