Deputeti i VV-së i reagon Çitakut.
Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit tha se ‘Kosova nuk është e Albin Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët’.
Bajqinovci e pyeti Çitakun se ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial.
“Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?!”, shkroi Bajqinovci në Facebook.