Deputeti i VV-së i reagon Isa Mustafës pasi i quajti propagandues

20:32 | 06 Dhjetor 2020

Kreu i LDK-së i quajti propagandues, deputeti i VV’së i reagon Isa Mustafës.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bëri një reagim sot lidhur me shkrimet e një raporti të PE’së ku ndër të tjera i hodhi poshtë pretendimet dhe e quajti propagandues shkrimin.

Vetë raporti kishte disa lëshime qesharake në të, ndërkohë që një deputet i VV’së i ka reaguar Mustafës për disa pjesë të deklaratës së tij.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se po të lexohet mirë reagimi i Isa Mustafës në rrjetin social Facebook për Raportin e Parlamentit Evropian do të vërehet një lloj narrative të njohur.

“Thotë se Raporti është i motivuar nga blloku kundërshtar ideologjik, dhe për këtë gjë do ta njoftojë internacionalen e bllokut ideologjik që i takon. Thotë se arsyeja e rrëzimit të Qeverisë ishte dëmtimi i raportit me aleatin e fuqishëm të orientimit që i takon”.

“Akuzon palët që hartuan raportin për përpjekje për ta devijuar orientimin strategjik të Kosovës, Ju lutem! Tregoni dikush këtij KOMUNISTI të papërmirësueshëm se gjuha e Kumrovcit është e tejkaluar, Lufta e Ftohtë ka përfunduar, dhe Amerika nuk duhet në mënyrë sovjetike!”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.

Komento: