Deputeti i VV-së: Ka pasë qytetarë që nuk humbën jetën nga koronavirusi, por i deklaruan ashtu

22:14 | 09 Tetor 2020

Deputeti i VV-së ka thënë se ka pasë qytetarë që nuk humbën jetën nga koronavirusi, por i deklaruan ashtu.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosje, Artan Abrashi ka vazhduar me akuzat ndaj Qeverisë Hoti, ku thotë që në Kosovë nuk pati menaxhim të Covid-19 por keqmenaxhim.

Abrashi në seancën e Kuvendit tha së spitalet u shndërruan në baraka të vdekjes.

Sipas tij, ka pasë qytetarë që kanë humb jetën ndërsa ata i kanë deklaruar si viktima të Covid-19.

“Hoti na prezantoi një raport e që tha është raport i punës. Menaxhimi me Covid-19, besoj që shumë kolegë e dijnë që nuk pati menaxhim por keqmenaxhim, spitalet u shndërruan në baraka të vdekjes, ka pasë qytetar që kanë humb jetën e ju i keni thanë që kanë humb jetën nga Covid-19, në këtë qeverisjë është abuzu me shtetin, ka pasë hyrje të forcave të Serbisë”.

Komento: