Deputeti i VV-së: Konsideroj që nuk janë bërë përgatitje të mëdha për mësimin tërë ditor

10:29 | 28 Shtator 2024
deputeti-i-vv-se:-konsideroj-qe-nuk-jane-bere-pergatitje-te-medha-per-mesimin-tere-ditor

Lidhur me mësimin tërë ditor për Front Online është deklaruar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Jahja Kokaj.

Kokaj përshëndet mësimin tërë ditor, duke e konsideruar një aktivitet të rëndësishëm për zhvillimin kreativ.

“Parimisht unë e përshëndes mësimin tërë ditor dhe e kemi përshëndetur të gjithë sepse çdo aktivitet kreativ është i rëndësishëm “, tha Kokaj për FrontOnline.

Ai shpreh shqetësimin për mungesën e përgatitjes paraprake, qoftë logjistike, pedagogjike apo didaktike, duke theksuar se suksesi i tij në vende të tjera tregon se nevojitet një përgatitje e mirëfilltë.

“Jam koshient për faktin se mësimi tërë ditor ka pasur tendencë që të realizohet edhe në vitin 2013 apo 2015 po ashtu në Prishtinë, po që si duket nuk doli i suksesshëm ai aktivitet, ne e kemi parë që është një tendencë e re, dy shkolla kanë filluar aktivitetin e mësimit tërë ditor, por që në fillim kam pasur rezerva në bazë të asaj që deklarohet se mungon një përgatitje paraprake e nevojshme qoftë ajo logjistike apo strukturale, pedagogjike didaktike”, u shpreh deputeti.

Kokaj thekson se mësimi tërë ditor duhet të forcojë njohuritë dhe aftësitë, por aktualisht mungojnë përgatitjet e nevojshme për mësuesit.

Ai sugjeron që, nëse përgatitjet nuk janë adekuate, aktiviteti të ndërpritet dhe të rinis pas një përgatitjeje të plotë, duke u fokusuar në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për nxënësit.

“Konsideroj që përgatitje të mëdha nuk janë bërë për mësimin tërë ditor , mungojnë në bazë të asaj çfarë është deklaruar dhe mendoj se për realizime të tilla duhet të jenë në radhë të parë të përgatitur arsimtarët e mësuesit me një përgatitje e cila për mendimin tim fatkeqësisht akoma mungon”, deklaron deputeti.

Në përfundim, ai rekomandon që iniciativat të mos nisin me ngut, por pas një përgatitjeje të plotë për të garantuar rezultate pozitive.

“Ndoshta më mirë është të fillohet vitin e ardhshëm dhe të mos bëhet në mënyrë të vrullshme sepse kështu i ngjajnë një aktiviteti për tu “dukur” për tu dukur si artistike por pa përgatitje që qon në rezultate të dobëta si në monotoni dhe ngarkesë”, përfundon Kokaj.

I suksesshëm apo i dështuar mësimi tërëditor në Prishtinë? Flasin ekspertët e arsimit – FrontOnline

Komento: