Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka kërkuar që të ekzekutohen pagat e punëtorëve të sektorit të arsimit dhe të kompensohen orët e humbura deri në fund të vitit shkollor.
Qëndrimi i deputetit është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës të cilën e drejton LVV-ja.
“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar Rrahmani Facebook.
Qeveria e Kosovës si referencë thotë se e ka Ligjin për Greva që sipas tyre nënkupton “mos ekzekutimin e pagave për punëtorët që kanë qenë në grevë”.
Sindikata e Arsimit e ka pezulluar grevën, duke e nisur më 3 tetor procesin mësimor. Por nuk është e sigurt nëse do t’i marrin pagat – qeveria thotë jo.