Deputeti i VV-së: Lajçak me standarde të dyfishta

20:37 | 14 May 2023

Muja: Lajçak me standarde të dyfishta.

Puna që Miroslav Lajçak po e bënë si ndërmjetësues në dialogun me Serbinë, s’po i pëlqen fort partisë në pushtet në Kosovë.

Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja, po thotë se emisari i Bashkimit Evropian po anon në disa raste.

Këtu përmendi deklaratën se draft-statuti për Asociacionin, që u refuzua nga Kosova, është pikënisje në diskutimet për formimin e tij, njofton Klan Kosova.

Muja foli edhe për pikat e marrëveshjes të cilat tha se i ka shkelur Serbia. As këtu, sipas tij, ndërmjetësuesi nuk po është neutral.

Komento: