Deputeti i VV-së: Ligji për KPM-në nuk e cenon lirinë e shprehjes

08:54 | 30 Qershor 2024
deputeti-i-vv-se:-ligji-per-kpm-ne-nuk-e-cenon-lirine-e-shprehjes


Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri, thotë se janë të vendosur për ta votuar në Kuvendin e Kosovës, Projekligjin për KPM-në, ashtu siç e kanë bërë gati.

‘’Këtë projektligj e kemi gati që gjashtë muaj në dëgjim publik dhe po besoj i dini qëndrimet e tona. Ne me qenë se e kemi sjellë në Kuvend, jemi të vendosur që ky projektligj me e kaluar siç kemi sjellë’’, thotë ai.

Haziri për komentet dhe vërejtjet e BE-së për këtë projektligj me ironi thotë se nëse BE kërkon ashtu, atëherë po i miratojmë në Kuvend gjitha ato që thotë BE, duke mos u lodhur më pas se çka ndodhë

‘’Ne po e vendosim një projektligj, po e vendosim në Kuvend dhe çdo gjë që bën BE e miratojmë në Kuvend dhe nuk kemi çka lodhemi ne, çfarë republike është atëherë kjo?’’, shprehet ai.

Deputeti Haziri, thotë se ky Projektligj nuk e cenon lirinë e shprehjes.

‘’Ligjin që e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që nuk e cënon lirinë e shprehjes’’ deklaroj ai.

Komento: