Deputeti i VV-së: Më shumë ka bashkëpunim se sa mospajtim mes Osmanit dhe Kurtit

20:08 | 26 November 2024
deputeti-i-vv-se:-me-shume-ka-bashkepunim-se-sa-mospajtim-mes-osmanit-dhe-kurtit

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, për FrontOnline, ka folur lidhur me raportet e fundit mes krerëve të shtetit, Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Zyba, thotë se ato janë qëndrime të tyre, por që nuk nënkupton se ka qarje mes tyre.

”Nuk kam çka them më shumë ose më pak se sa që u thënë në publik. Ato janë qëndrime të tyre dhe nuk nënkupton se ka qarje. Të paktën ato që i kemi parë atë ditë në seancë, janë dallime që të paktën ekzisojnë ose edhe kanë ekzistu, por nuk nënkupton që nuk ka bashkëpunim’’ thotë ai.

Deputeti i VV-së, thotë se kjo më shumë duket që s’ka përfillje se sa dallime.

‘’Më shumë u duk që s’ka përfillje se sa që ka dallime. Interesi publik, janë para dallimeve që mundën me ekzistu’’ shprehet ai.

Zyba, potencon se më shumë ka bashkëpunime mes tyre se sa mospajtime.

‘’Më shumë ka mos përfillje se sa që ka shpërfillje. Më shumë ka bashkëpunime se sa mos pajtime”, u shpreh ai për FrontOnline.

Komento: