
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka reaguar pasi Muzeu i Muzikës “Tebhane”, mori flakë gjatë natës së sotme.
Ai ka kërkuar që shkaqet e zjarrit të hetohen.
”Muzeu i Muzikës ‘Tabhane’ sot morri flakë. Kjo shtëpi e kulturës është një pjesë e identitetit tonë dhe e pasurisë së qytetit të Gjakovës. Teksa po shohim flakët që kanë kapluar gjithë Muzeun, trishtimi mbulon zemrat e të gjithë neve.