Deputeti i VV-së: Prania e trupave të KFOR-it në veri ishte pjesë rutinore – Ngutia për reagime nga opozita është për keqardhje

22:20 | 31 Gusht 2024
deputeti-i-vv-se:-prania-e-trupave-te-kfor-it-ne-veri-ishte-pjese-rutinore-–-ngutia-per-reagime-nga-opozita-eshte-per-keqardhje

Pas aksionit të ndërmarrë dje nga Policia e Kosovës ku u mbyllën institucionet paralele në veri të vendit, KFOR ka shtuar praninë e saj gjatë ditës së sotme mbi Urën e Ibrit.

Veprimi i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës u cilësua i njëanshëm dhe u kritikua nga ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, ku thotë se reagimet e ndërkombëtarëve ishin të çuditshme por edhe befasuese.

Sa i përket shtimit të trupave të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër, Thaçi thotë se ishte rutinore bazuar në deklaratat e KFOR-it, ku reagimet e opozitës dhe analistëve i sheh për keqardhje.

“Reagimet e ndërkombëtarve sa ishin të quditshme ishin edhe befasuese, për mua personalisht është e njejt mbyllja e komunave ilegale dhe asgjësimi i laboratorve të kanabisit në ato komuna, të dyja këto janë ilegale dhe në kundërshtim me ligjin.Prania e trupave të KFOR-it ishte rutinore (ashtu siq deklaruan ata) por ngutia për reagime në Prishtinë nga opozita dhe analist të ndryshëm ishte për keqardhje”, tha Thaçi për GazetaBlic.

Komento: