Deputeti i VV-së publikon këtë foto nga koha kur merrej me pesha të rënda

22:14 | 23 Prill 2020

Deputeti i VV-së publikon foto nga koha kur merrej me pesha të rënda.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është rikthyer prapa në kohë, nga periudha kur ai merrej me pesha të rënda.

Bajqinovci i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një fotografi nga ajo kohë.

Kujtojmë se Bajqinovci vite më parë kishte edhe një emision ku ipte këshilla fitnesi.

Në zgjedhjet e 6 tetorit ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Komento: