Deputeti i VV-së: Rezoluta e AAK-së e kotë, le ta votojnë shpërbërjen e Kuvendit – Çka po ju duhet dorëheqja?

12:33 | 24 Maj 2024
deputeti-i-vv-se:-rezoluta-e-aak-se-e-kote,-le-ta-votojne-shperberjen-e-kuvendit-–-cka-po-ju-duhet-doreheqja?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, për FrontOnline e ka komentuar Rezolutën e AAK-së, që synon shkarkimin dhe dorëheqjen e Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai pyet se përse AAK-ja nuk e ka bërë më herët këtë rezolutë, duke thënë se në të janë kërkesat të përsëritura.

‘’Pse nuk e ka bërë më herët këtë rezolutë AAK-ja? Sepse, me sa pashë, kërkesat që ishin brenda rezolutës janë kërkesa të kamotshme të tyre’’, thotë ai.

Ai vazhdon të pyet se nëse janë të interesuar për zgjedhje përse ju duhet dorëheqja e kryeministrit Kurti.

‘’Pastaj, nëse vërtet janë të interesuar për zgjedhje, pse ju intereson dorëheqja e Kryeministrit?’’ deklaron ai.

Agusholli, për FrontOnline thotë se opozita duhet të votoj për shpërbërje ne Kuvendit, në mënyrë që të ka zgjedhje.

 ‘’Le të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit dhe do të kemi zgjedhje’’ potencon ai.

Për fund, deputeti i VV-së, e konsideron kërkesë dhe tentim të kotë rezolutën e AAK-së, për shkarkimin dhe dorëheqjen e Qeverisë Kurti.

 ‘’Unë konsideroj se këto janë tentime të kota ose kërkesa me shume strategjike për të shtyrë ose fituar në kohë pasi pak a shumë e dinë rezultatin nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani. Por, ta shohim sot a do ta kenë përkrahjen opozitare’’, shprehet ai/FrontOnline/

 

 

Komento: