
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Mefail Bajqinovci, ka vizituar sot komunën e Zubin Potokut si dhe pikën kufitare në Bërnjak.
Bajqinovci, ka thënë se zyrtarët policor dhe ata doganor do të kenë vëmendje e përkrahje të sinqertë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Isha i inkurajuar me rendin dhe rregullin që zbatonin institucionet tona në këtë pjesë të vendit”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në Facebook.
Ja postimi i plotë:
Sot vizitova komunën e Zubin Potokut si dhe pikën kufitare në Bërnjak, ku u njoftova më për së afërmi për punën e zyrtarëve policor dhe doganor në këto pika.
Institucionet që garantojnë rregullin, rendin dhe ligjin në Republikën tonë, duhen mbështetur vazhdimisht.
Ata do të kenë vëmendje e përkrahje të sinqertë nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Isha i inkurajuar me rendin dhe rregullin që zbatonin institucionet tona në këtë pjesë të vendit.