Deputeti i VV-së takohet me dy sindikalistë, grevat nuk përmendet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputeti i VV-së takohet me dy sindikalistë, grevat nuk përmendet

20:43 | 26 Shtator 2022

Grevat në vendin tonë po vazhdojnë.

Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka bërë të ditur se sot ka takuar deputetin e VV-së, Fatmir Humolli dhe nënkryetarin e BSPK-së, Ali Gashi.

Megjithatë, nuk duket që grevat në sektorin publik, janë ato që kanë bërë bashkë të tre. Të paktën, jo nga ajo që ka lënë të kuptohet Llumnica.

Takimi mes tyre është takim i tre bashkëluftëtarëve të UÇK-së dhe ish-anëtarëve të LKÇK-së.
“Takimi me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe ish anëtarët e LKÇK-së”, ka shkruar Llumnica mbi fotografinë e publikuar.

Komento: