Deputeti i VV-së: Të shkohet në zgjedhje nëse LDK s’lëshon pe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputeti i VV-së: Të shkohet në zgjedhje nëse LDK s’lëshon pe

21:59 | 18 Dhjetor 2019

Deputeti i VV-së ka thënë se duhet të shkohet në zgjedhje nëse LDK s’lëshon pe.

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica, ka thënë se fitues të zgjedhjeve janë kreu i VV’së, Albin Kurti, dhe kandidatja për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Andaj, nëse LDK nuk lëshon pe, të shkohet në zgjedhje.

Ghyshnica tha se vullneti i popullit për ndryshim mbanë dy emra kryesorë, Kurtin e Osmanin.

“Vullneti i popullit për ndryshim i dalur nga kutitë e votimit më 6 tetor mbanë dy emra kryesorë: Albin Kurti e Vjosa Osmani”, ka shkruar Gjyshnica.

Tutje, Gjyshnica ka thënë se shoqëria dhe republika po bëhen kurbanë të konflikteve të brendshme partike që udhëhiqen nga njerëz me mentalitet të pushtetit të vjetër.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Gjyshnicës.

Komento: