Deputeti i VV-së: Thaçi deshti t’i bëj puç qeverisë, tash i ndryshoi fjalët

15:13 | 20 Mars 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi dy ditë më parë kishte synim tjetër me anë të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas shfaqjes së rasteve të para në vend me Koronavirus.

“Si ndryshoi situata brenda dy ditëve sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19, tash presidenti i vendit po deklaron se situata është nën kontroll”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nisma e tij për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, ishte për ta destabilizuar menaxhimin e mirë të ministrit Vitia dhe përmes kësaj nisme t’i shpallet puq qeverisë Kurti”.

“Presidenti dhe PDK-ja janë të shqetësuar me punën e mirë të kryeministrit Kurti, nuk i dëshirojnë reformat që priten të bëhen në drejtësi, dhe kanë bërë që ata të frikësohen dhe me çdo kusht ta rrëzojnë Kurtin”.

Komento: