Deputeti i VV-së thotë se taksa do të hiqet

23:52 | 10 Mars 2020

Deputeti i VV-së ka thënë se taksa ndaj Serbisë do të hiqet.

Artan Abrashi, ka njoftuar se taksa do të hiqet, madje sipas tij nuk ka asnjë dilemë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abrashi ka thënë se problemi i çoroditjes së tyre publike (duke iu referuar partive politike) është prishja e strofullave të krimit nga pushteti i ri.

Krejt në fund, Abrashi, thotë ‘Pa PANik’, duke bërë thirrje të mos bëhet panik dhe shkruar akronimin PAN me të shkronja të mëdha.

Komento: