Deputeti i VV’së: 3 ditë presion për një reagim nga BE, Stanos po i mungon zëri kundër Serbisë

23:28 | 09 Shtator 2024
deputeti-i-vv’se:-3-dite-presion-per-nje-reagim-nga-be,-stanos-po-i-mungon-zeri-kunder-serbise

Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano.

Rrustemi iu referua një prononcimi të Stanos për Gazetën Express i cili dha qëndrimin e Bashkimit Evropian për zhvillimet që ndodhnin afër pikave kufitare të Serbisë me Kosovën.

Sipas Rrustemit, zëdhënësi i BE-së është kundër veprimeve për shtrirje të sovranitetit të Kosovës dhe luftimit të krimit në veri.

Madje, ai ka thnëë se Stanos i mungon zëri kundër Serbisë. Ai ka vazhduar duke folur edhe për emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se “as një vend neutral si Zvicra nuk e do ambasador”.

“3 ditë presion për një reagim nga BE, dhe vetëm diku pas rreth 72 ore, Peter Stano hapë gojen në një përgjigje ndaj pyetjes së Gazetës Express. Ai për cënimin e lirisë së lëvizjes nga ana e Serbisë, prej personave të maskuar, e drejtë kjo e garantuar me Konvetën për të Drejtat e Njeriut të Kombëve të Bashkuara, fillimisht tha: “Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci.”, pastaj shtoi: “Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.”!!!”.

“E kemi pa jo rrallëherë, zëdhënësin e BE-së duke reaguar ashpër kundër veprimeve për shtrirje të sovranitetit dhe luftimin e krimit në veri të Kosovës. Por, atij i mungon zëri kundër Serbisë. Fundja, vet Lajçak, sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, në Beograd pati thënë që “Jam këtu për të garatuar se Sllovakia kurrë nuk do ta njeh Pavarësinë e Kosovës”. Pas dështimit në dialog dhe njëanshmërisë aspak diplomatike, duket që edhe një shtet neutral si Zvicra nuk e do për ambasador”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Komento: