Deputeti i VV’së për Urën e Ibrit: Mos e prisni prej nesh që të kacafytemi me KFOR’in

22:31 | 26 Shtator 2024
deputeti-i-vv’se-per-uren-e-ibrit:-mos-e-prisni-prej-nesh-qe-te-kacafytemi-me-kfor’in

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka folur lidhur me planin e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit.

Dugolli ka thënë se nuk e kanë ndërmend të “kacafyten” me KFOR’in, shkruan Reporteri.net.

“Mbi urën e Ibrit nuk ka struktura paralele, por janë dy automjete të KFOR-it të cilat ne nuk do t’i heqim me dhunë, këtë mos e prisni prej nesh që ne do të kacafytemi me KFOR-in”, ka thënë Dugolli në RTV21.

Dugolli ka komentuar edhe deklaratat e Ambasadës së SHBA-së lidhur me raportimet se kanë sanksionuar Policinë e Kosovës.

“Atë shqetësimin që e kanë ngritë atëherë ambasadori amerikan…ata e kanë pasur shqetësimin kryesor për çështje e tensionimit dhe ne i mirëkuptojmë ato shqetësime, e dijmë se ata janë hisedarë në lriinë e Kosovës dhe në shtetndërtim dhe ne komunikojmë me ta por edhe në komunikime zyrtare edhe në komunikime tjera janë sqaru të gjitha ne nuk e kemi synim tensionimin e situatës. Përkundrazi të gjitha veprimet që janë marrë kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit.”, tha ai.

Komento: