Deputeti i zgjedhur i LDK-së tregon se kur do të arrihet marrëveshja me VV-në – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputeti i zgjedhur i LDK-së tregon se kur do të arrihet marrëveshja me VV-në

00:02 | 24 Dhjetor 2019

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së.

Deputet i zgjedhur i LDK, Fatmir Rexhepi ka folur për zhvillimet e fundit për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.

Rexhepi është shprehur optimist në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen, por sipas tij ajo do të arrihet në ditën e fundit, pra para ditë kur do të bëhet konstituimi i Kuvendit.

“Unë besoj që mund të arrihet marrëveshja edhe pse ka mosmarrëveshje e deklarata sepse asnjë herë nuk është arrit marrëveshja në ditën e parë por në ditën e fundit”, ka thënë.

Tutje ai ka thënë se është obligim i VV’së dhe LDK’së që të përmbyllin këtë marrëveshje.

“E kemi obligim ne por edhe VV që ta përmbyllim këtë mision, është edhe një hap i vogël që të bëhet marrëveshja”, u shpreh ai.

Ndryshe LDK dhe VV nuk po dakordohen për pozitën e presidentit, pozitë kjo që LDK po e kërkon.

Komento: