Deputeti Konjufca kritikon liderët kosovarë që ishin në Berlin

12:09 | 30 April 2019

Paratiqja e liderëve kosovë në Samitin e Berlinit është kritikuar nga një deputet i opzitës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar Samitin e Berlinit.

Ai në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që në një takim të tillë liderët e Kosovës të prezantohen me qëndrime të ndryshme.

Sipas tij, ky moskoordinim është dëmi më i madh i shkaktuar në këtë samit.

Ai ka theksuar se është presidenti Hashim Thaçi ai që është në kundërshtim me mbrojtjen e interesave të shtetit.

“Dëmi me i madh në këtë Samit është diskoordinimi i përfaqësuesve të Kosovës. Nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë që të kemi përfaqësues në ngjarje të tilla me zëra të ndryshëm. Presidenti nuk është në vijën kryesore të mbrojtjes të interesave të shtetit”, tha Konjufca.

Komento: