Deputeti Mijatoviq: Serbia e regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë

10:50 | 25 Shtator 2023
deputeti-mijatoviq:-serbia-e-regjimi-i-vuciqit-e-bartin-pergjegjesine-e-plote

Deputeti i parlamentit gjerman nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq ka shkruar në platformën ‘X’, mbi sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës.

“Serbia dhe regjimi i Vuçiqit e bartin përgjegjësinë e plotë. Kush grumbullon me vite armë në manastire, bart përgjegjësi kur vriten njerëz. Loja e dyfishtë e Kishës Ortodokse dhe e shtetit serb duhet të marrë fund – në mbarë rajonin”, ka shkruar ai.

Komento: