Deputeti Mustafa: E përkrahim Asociacionin, por pa kompetenca ekzekutive

09:55 | 16 Shtator 2023
deputeti-mustafa:-e-perkrahim-asociacionin,-por-pa-kompetenca-ekzekutive


Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa në një intervistë për Front Online ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se kryeministri Albin Kurti në këtë çështje ka treguar fleksibilitet.

Por, thotë se një Asociacion pa kompetenca ekzekutive do të gjente përkrahje edhe nga ta edhe nga Qeveria.

“Kryeministri ka tregu fleksibilitet gjatë negociatave dhe ka arritë marrëveshjen e Ohrit dhe aty parashihet Asociacioni, mirëpo nuk parashihet një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Një Asociacion tjetër që nuk ka kompetenca ekzekutive edhe ne, edhe qeveria besoj se do ta përkrahim”, ka thënë ai.

Komento: