Deputeti Filippos Fortomas është futur në intubim nën kujdesin intensiv për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi.
Mësohet se deputeti i Demokracisë së Re në Greqi është shtruar në Spitalin 251 i Aviacionit të Përgjithshëm.
Raportohet se Fortomas ka simptoma të rënda dhe gjendja e tij është kritike.
Mediat greke raportojnë se Filippos Fortomas kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj dhe dozën e dytë të AstraZeneca më 20 korrik.
Ai nuk kishte arritur të merrte dozën përforcuese. /abcnews .al/