Deputeti në gjendje kritike për shkak të COVID-19

11:24 | 30 Dhjetor 2021

Deputeti Filippos Fortomas është futur në intubim nën kujdesin intensiv për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi.

Mësohet se deputeti i Demokracisë së Re në Greqi është shtruar në Spitalin 251 i Aviacionit të Përgjithshëm.
Raportohet se Fortomas ka simptoma të rënda dhe gjendja e tij është kritike.

Mediat greke raportojnë se Filippos Fortomas kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj dhe dozën e dytë të AstraZeneca më 20 korrik.

Ai nuk kishte arritur të merrte dozën përforcuese. /abcnews .al/

Komento: