Deputeti Qalaj: Emisarët nuk po e trajtojnë Kosovën në mënyrë të barabartë, të ndryshojë qasja

09:20 | 20 Shtator 2023
deputeti-qalaj:-emisaret-nuk-po-e-trajtojne-kosoven-ne-menyre-te-barabarte,-te-ndryshoje-qasja


Pas takimit të fundit në Brukse në kuadër të dialogut, Kryeministri Kurti po e fajëson emisarin special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak për anën që po ia mbanë Serbisë.

Të njëjtin mendim e ka edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Ai për Front Online tha që ndërmjetësuesit nuk po e trajtojnë Kosovën në mënyrë të barabartë.

Qalaj kërkon që të ndryshojë kjo qasje.

“Përshtypja është që ndërmjetësuesit evropian realisht nuk janë të sinqertë në raport me Kosovën meqenëse sipas mendimit tim nuk po e trajton në mënyrë të barabartë. Kosova është inferiore në raport me Serbinë dhe mendoj që edhe qëndrimi i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë sidomos këta të BE-së duhet të ndryshojë”, tha ai për Fron Online.

Komento: