Deputeti Qalaj publikon foto nga stacioni policor në Viti: Kjo është qasja e Qeverisë Kurti ndaj Policisë

12:17 | 27 Nëntor 2023
deputeti-qalaj-publikon-foto-nga-stacioni-policor-ne-viti:-kjo-eshte-qasja-e-qeverise-kurti-ndaj-policise

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka publikuar fotografi të dhomës së intervistave në stacionin policor në viti, e cila duket se është në gjendje shumë të keqe.

Ish-drejtori i Policisë shkroi në Facebook se kjo është “fytyra e vërtet e qasjes së Qeverisë Kurti ndaj Policisë së Kosoves”.

“Dhoma e intervistave në Stacionin Policor në Viti – Fytyra e vërtet e qasjes së Qeveris Kurti ndaj Policisë së Kosoves! “Ajo mbi tavolinë është e tavanit që ka ra , kurse shporten e mbeturinave e kemi vendos se sa her që bie shi përherë rrjedh ujë nga kulmi” citim i fjalëve të zyrtarëve Policor të këtij Stacioni”, shkroi Qalaj.

Komento: