Deputeti Reçica: Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja në mënyrën më të ashpër

09:46 | 04 Nëntor 2023
deputeti-recica:-serbia-duhet-te-sanksionohet-nga-be-ja-ne-menyren-me-te-ashper


Serbia duhet të sanksionohet nga Bashkimi Evropian në mënyrën më të ashpër të mundshme, pas asaj që ka bërë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Kështu, po vlerëson deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

Ai, për Front Online thotë se tashmë dihet që Bashkimi Evropian gjithmonë ka kërkuar më tepër nga Kosova.

“Çështja e sanksioneve të Serbisë, ne e dim që Bashkimi Evropian gjithmonë ka kërkuar më tepër prej Kosovës sesa që do të duhej, Ju e dini që për liberalizim të vizave kanë kërkuar demarkacion me Malin e Zi, ndërsa Mali i Zi ka fituar vizat pa e pas demarkacionin me Kosovën a ka logjikë kjo, edhe tash janë të njëanshëm dhe normal që Bashkimi Evropian do të duhej ta ndëshkonte Serbinë në mënyrën më të ashpër të mundshme sepse të gjitha faktet, të gjitha argumentet janë në tavolinë dhe shihen që shteti serb i ka projektu planet”, ka deklaruar ai.

Komento: