Korab Sejdiu i ka bërë për ‘pesë pare’ drejtuesit shtetëror të cilët vardisëshin para Bill Clintonit.
Deputeti i pavarur, Korba Sejdiu, i cili funksionin në kuadër të grupit parlamentar të LDK-së, ka folur për vizitën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.
Sipas tij ka qenë e gërditshme mënyra se si i janë vardisur Bill Clintonit, njerëzit për të cilët Sejdiu thotë se janë shkatërruesit e shtetit.
“Shumë e gërditshme ishte t’i shohim shkatërruesit e shtetit duke iu vardisë si hiena njeriut që e bëri të mundshme ekzistimin e shtetit tonë!”, ka shkruar deputeti Sejdiu në profilin e tij zyrtar.
Ish-presidenti Bill Clinton bashkë me ish-sekretaren Albright dhe gjeneralin Ëesley Clark, kanë marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të lirisë së Kosovës dhe hyrjes së NATO-së.
Ajo që ka zgjuar debat pas kësaj vizite, ka qenë mos-ftesa e partive opozitare për të marë pjesë në ceremoninë zyrtare.