Deputeti Shala: LDK-ja është e gatshme për zgjedhje

09:03 | 07 Mars 2024
deputeti-shala:-ldk-ja-eshte-e-gatshme-per-zgjedhje


Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të reja.

Qofshin ato të rregullta apo edhe të parakohshme.

Kështu, ka deklaruar për Front Online, deputeti i LDK-së, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm për zgjedhje. Kemi mbyllur procesin e zgjedhjeve partiake, ristrukturimin dhe zgjerimin e partisë, kemi hartuar dhe miratuar programin e ri, ndërsa tani jemi në fazën e përgatitjeve teknike përfundimtare, si në degët e Kosovës, ashtu dhe në ato jashtë vendit”, ka thënë ai.

Albin Kurti ka marrë shkurtimisht pushtetin në vitin 2020, ndërsa një vit më vonë, në mars të vitit 2021, është rikthyer në krye të Qeverisë.

Atëkohë, ai ka thënë se do të angazhohet për luftën kundër korrupsionit dhe punësimin, rritjen e prodhimit, fuqizimin e ndërmarrjeve publike e të tjera – pa e përfshirë dialogun me Serbinë në mesin e prioriteteve./Front Online

Komento: