Deputeti shqiptar në Zvicër: Lumir Abdixhiku mbrëmë krijoi një mjegull, ai po e ndihmon Albin Kurtin

10:08 | 14 March 2025
deputeti-shqiptar-ne-zvicer:-lumir-abdixhiku-mbreme-krijoi-nje-mjegull,-ai-po-e-ndihmon-albin-kurtin

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit, Korab Rashiti ka reaguar pas deklaratave të kreut të LDK’së Lumir Abdixhiku, që i bëri mbrëmë gjatë një emisioni televiziv.

Ai u shpreh se Abdixhiku mbrëmë ka krijuar një mjegull, sipas Rashitit ai po e ndihmon Albin Kurtin.

“Lumir Abdixhiku mbrëmë krijoi një mjegull me llogari politike, kinse për afat të gjatë, por që në realitet e lë Kurtin potencialisht edhe për disa muaj në ekzekutiv. Lumiri e di se, për sa kohë që Kurti nuk e përcakton momentin politik, asgjë nuk do të ndodhë. Në vend që ta sfidojë këtë, ai po e ndihmon atë duke mos ofruar asnjë qartësi dhe duke bërë llogari që nuk i sjellin asgjë LDK-së…”, ka shkruar Rashiti në Facebook.

Postimi i plotë:

Komento:
loading