
Në kohën kur në media u raportua se Agjencia Kundër Korrupsionit po heton pasurinë e presidentes Vjosa Osmani, deputeti zviceran Korab Rashiti pati pyetje për të ardhurat e saj.
Rashiti hodhi ca pikëpyetje mbi pasurinë milionëshe të presidentes Osmani dhe të burrit të saj, Prindon Sadriu, të cilët para kanë marrë veç nga sektori publik.
”Kur Vjosa Osmani dhe burri i saj e kanë kaluar karrierën duke jetuar nga pagat e sektorit publik, një vilë luksoze ngre një pyetje themelore të kontratës shoqërore: kush e financon shtetin — dhe kush përfiton prej tij?”, shkroi deputeti nga Kantoni i Bernit.
Deputeti po ashtu pati pyetje për shtëpinë luksoze të presidentes dhe për çmimin me të cilin u ble.
”Dhe një pyetje konkrete: a është blerë vila në Marigona Hill me çmim real të tregut? Nëse po, me cilat të ardhura, kredi apo burime? Nëse jo, pse u dha favor? Publiku meriton sqarim të plotë”, tha në fund Rashiti.