Deputeti suedez kërkon heqjen e vizave për Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Deputeti suedez kërkon heqjen e vizave për Kosovën

21:33 | 11 Shtator 2019

Liberalizimi i vizave vazhdon të jetë ҫështje e pazgjidhur për Kosovën.

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Jacobsson ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat sikurse vendeve të tjera të Ballkanit dhe poashtu që vendi i tij të bëjë tregti më shumë me Kosovën.

“Kërkoj që të ketë më shumë tregti në mes të Kosovës dhe kërkoj që vizat për Kosovën të hiqen sikurse për të gjithë qytetarët e shteteve të Ballkanit”, ka shkruar në Facebook, Jacobsson.

Përmes Facebook për dorëzimin e kërkesës së tij ka njoftuar edhe Naim Murseli, këshilltar i ministrit në detyrë Behgjet Pacolli.

Jacobsson edhe më parë ka kërkuar interpelancë të ministres së Jashtme të Suedisë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!