Deputeti Zyba: Do të ketë emra të rinj në listën e re zgjedhore të VV’së

08:38 | 25 Nëntor 2024
deputeti-zyba:-do-te-kete-emra-te-rinj-ne-listen-e-re-zgjedhore-te-vv’se


Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Salih Zyba, në një prononcim për “Front Online” deklaroi se brenda afateve ligjore do të publikohet lista e deputetëve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Deputeti Zyba thotë se në këtë listë do të ketë edhe figura të reja, por pa zbuluar më shumë detaje në këtë drejtim.

I pyetur se a do të jenë pjesë e listës zgjedhore edhe ministrat që janë intervistuar nga Prokuroria, Zyba këtë institucion e cilësoi si të kapur.

“Brenda afateve ligjore dhe zgjedhore do të bëjmë të ditur listën. Padyshim që do të ketë emra të rinj dhe prurje më shumë. Prokuroria është e kapur dhe tendencat që i ka prokuroria munden edhe mu e ty me na intervistu për me marr ndonjë të drejtë”, u shpreh Zyba për Front Online.

Komento: