
Deputetja Duda Balje, në një intervistë për Front Online ka thënë se në këtë takim mes Kurtit dhe Vuçiq do të ndodhë diçka.
“Po unë definitivit jam duke menduar se tash duhet me ndodhë diçka më konkrete. Edhe një anë edhe ana tjetër kanë dal me mendime personale në emër të shtetit, por unë mendoj se është koha për të bërë lëvizje në dialog. Çfarë lloj lëvizje do të bëjnë nuk e di, por do të ndodhë diçka”, ka deklaruar ajo për Front Online.
E, pyetur se a do të ketë dakordim për mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Balje ka dhënë këtë përgjigje.
“Për Asociacion nuk besoj se do të jetë aq lehtë, a për zgjedhje po, zgjedhjet do të ndodhin. Unë mendoj po”, është shprehur shkurt ajo.