Deputetja britanike i bën jehonë takimit të Osmanit me kryeministrin e Britanisë

08:54 | 02 Qershor 2023

Kearns i bën jehonë takimit të Osmanit me kryeministrin e Britanisë: Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës.

Deputetja britanike dhe njëherit kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka njoftuar për takimin e djeshëm që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pati me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në Komunitetin Politik Evropian.

Sipas një postimi në rrjetin social Twitter Kearns ka shkruar se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.

“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosvës, Vjosa Osmani t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar Kearns.

Komento: