Deputetja britanike i reagon ashpër BE-së, pas deklaratës së Vuçiqit për Kosovën

09:33 | 06 Prill 2024
deputetja-britanike-i-reagon-ashper-be-se,-pas-deklarates-se-vuciqit-per-kosoven

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se do të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këtë deklaratë të tij, Bashkim Evropian ka zgjedhur të mos e komentoj.

E për këtë në rrjetin social, X, ka reaguar deputetja Alicia Kearns shkroi se BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë.

“Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë. Për këtë nismë të presidentit serb sot hezitoi të fliste zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.Kjo pasi u pyet se a është duke e shkelur marrëveshjen e Ohrit duke penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Komento: