
Deputetja konservatore në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me koreografinë skandaloze, luftënxitëse të tifozëve të klubit serb, Crvena Zvezda, në ndeshjen e futbollit kundër Fiorentinës në Beograd.
Deputetja britanike, ka shpërndarë shkrimin që kishte shkruar në ‘Twitter”, Jasmin Mujanoviq, politolog dhe specialist i politikave të Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare.
“Gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës, “Delije” e Yllit të Kuq të Beogradit mbajti një koreografi masive që tregon një tank mbi një tringjyrësh serbe me një pankartë ku shkruhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Ne i shpërfillim shenjat e dukshme të kthimit prapa të Serbisë në rrezikun tonë kolektiv’, ka shkruar ai në ‘Twitter’.
