Deputetja Deliu-Kodra: Draft-statuti i Asociacionit ka referenca të rezolutës 1244, shqetësuese

09:42 | 18 Nëntor 2023
deputetja-deliu-kodra:-draft-statuti-i-asociacionit-ka-referenca-te-rezolutes-1244,-shqetesuese


Duke folur në një intervistë për Front Online, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka shprehur një shqetësim për draft-statutin e Asociacionit.

Ajo thotë se ka referenca të rezolutës 1244, e cila është shqetësuese.

Deputetja e PDK-së tha se në vend se të flitet për njohje të ndërsjellët flasim për Asociacionin.

“Në preambulën e një dokumenti kaq të rëndësishëm ka referenca të rezolutës 1244 ky është shqetësim i yni se gjithkund ku referohet kjo rezolutë nuk bëhet fjalë për sovranitetin dhe Kushtetutshmërinë e Kosovës kemi mbërri në stadin që në kohën që është dashur të flitet për njohjen e ndërsjellët ndaj Kosovës dhe Serbisë që ka qenë edhe angazhim edhe i qeverive paraprake sot ne e kemi kushtin kryesor Asociacionin”, ka deklaruar ajo.

Blerta Deliu Kodra thotë se Qeveria ‘Kurti’ ka vendosur e para Kosovën nën masat e BE-së.

Sipas saj, kjo do duhet të ishte tema e jo Asociacioni.

“Kjo qeveri e cila e ka vendosur e para vendin në sanksione e ne tash e sa kohë flasim për nevojën që të largohen këto masa të BE në raport me Kosovën tema jonë kryesore është Asociacioni”, theksoi Deliu-Kodra për Front Online.

Komento: