Deputetja Deliu: Qeveria e paaftë ta menaxhojë krizën, po ua lë përgjegjësinë qytetarëve

11:51 | 30 September 2022

Deliu: Qeveria e paaftë ta menaxhojë krizën, po ua lë përgjegjësinë qytetarëve.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka akuzuar Qeverinë se duke mos qenë e aftë t’i menaxhojë situatat e krizës, përgjegjësinë po e hedh tek qytetarët.

Sipas Deliut, vetvetiu, Qeveria po e krijon një mjedis të mbijetesës së më të fortit.

“Ata që nuk kanë mundësi të izolojnë shtëpitë do të kenë një dimër të ftohtë, ndërsa ata që nuk mund të përballojnë çmimet do të kenë një sofër të varfër”, shkroi Deliu.

“Nuk është roli i Qeverisë për t’i shpjeguar situatat, por për t’i menaxhuar ato”, përfundoi Deliu.

Postimi i plotë i saj:

Duke qenë e paaftë t’i menaxhojë situatat e prodhuara nga kriza e energjisë dhe rritja e inflacionit, Qeveria zhvendos gjithë barrën e përgjegjësisë te qytetarët, duke krijuar kështu vetëvetiu një mjedis shoqëror të mbijetesës së më të fortit.

Ata që nuk kanë mundësi të izolojnë shtëpitë do të kenë një dimër të ftohtë, ndërsa ata që nuk mund të përballojnë çmimet do të kenë një sofër të varfër.

Dhe kjo, për Qeverinë Kurti është mëse normale, madje natyrore!

Qeveritë e vendeve tjera kanë kërkuar bashkëpunimin qytetar, por vetëm pas një sërë masash të ndërmarra për të lehtësuar përballimin e kostos së energjisë dhe të inflacionit.

Nuk është roli i Qeverisë për t’i shpjeguar situatat, por për t’i menaxhuar ato.

Komento: