Deputetja e AAK-së: Fytyra e vërtetë e “Vetëvendosjes” është mashtrimi i nivelit të lartë

20:08 | 17 October 2024
deputetja-e-aak-se:-fytyra-e-vertete-e-“vetevendosjes”-eshte-mashtrimi-i-nivelit-te-larte


Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi  ka deklaruar se pas mungesës së pozitës në tri seanca të jashtëzakonshme, qytetarët e kanë kuptuar se kush është Lëvizja “Vetëvendosje”.

Bytyqi thotë se pushteti aktual është arrogantë dhe jo serioz për tema jetike të vendit.

“Mospjesëmarrja e tyre tregon se sa jo seriozisht e marrin Kuvendin, sidomos kur kemi të bëjmë me tema jetike për vendin. Kjo gjë i dëmton vetëm ata pasi populli është t’u e pa se kush është Lëvizja Vetëvendosje, çfarë qasje ka ky pushtet, sa arrogantë janë”, u shpreh Bytyqi.

Deputetja Bytyqi thekson se mos prezenca e mazhorancës në Kuvend, tregon që janë të paaftë për llogaridhënie.

“Mospjesëmarrja e tyre e vërteton se ata janë të paaftë të argumentojnë, ikin nga llogaridhënia e përgjegjësia. Po ju dalin çdo ditë skandalet, po u del fytyra e vërtetë dhe më në fund po kuptohet kush është Lëvizja Vetëvendosje, mashtrues të nivelit më të lartë”, thotë Bytyqi për “Front Online”./ Front Online /

Komento: