Deputetja e AAK-së: Greva në arsim u porosit nga Thaçi për ta sulmuar Haradinajn

19:28 | 21 Janar 2019

Grenva në arsim po vazhdon edhe në javën e dytë.

Greva në sektorin e arsimit po shihet edhe si kërcënim për jetëgjatësinë e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), sipas deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është krijuar nga njerëz me ndikim në Kosovë, për të shtuar presionin mbi Qeverinë.

Kadaj-Bujupi thotë për Radion Evropa e Lirë se ngritja e temave që mbijnë nga hiçi nuk është e rastësishme, të cilat sipas saj, janë zor të shpjegueshme nga mendja racionale. Përkundër të gjithë këtij presioni, ajo thotë se Qeveria Haradinaj, nuk do të lëshojë pe dhe do të vazhdojë punën.

“Është njëfarë tendence për krijimin e një konfuzioni në opinion publik, duke u munduar kështu të zbehin imazhin e Qeverisë, duke e vendosur atë në presion që të lëshojë pe ne temat e dëmshme, e kompromiset të ashtuquajtura të dhimbshme, e agjenda tjera që akterë shumë të dyshimtë në vendin tonë po i shtyjnë përpara. Mandatin e saj kjo Qeveri e ka kthyer në sukses, e sa për këto tentim-ngritjen e problemeve fiktive mund të them vetëm se: Ujku do mjegull ose në rastin tonë gjarpri”, thotë Kadaj-Bujupi.

Komento: