Deputetja e AAK-së: Kryetarët e Veriut, më shumë fiktiv se sa cilësor

08:28 | 28 Maj 2024
deputetja-e-aak-se:-kryetaret-e-veriut,-me-shume-fiktiv-se-sa-cilesor


Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se nuk ka ndonjë raport që vlerëson punën e katër kryetarëve të komunave veriore.

‘’Nuk kemi ndonjë raport që me e vlerësu punën e tyre. Duke e ditur edhe situatën cila ka qenë, edhe mundësia që ata me ushtru detyrën e tyre ka qenë problematike’’ thotë ajo.

Ajo deklaron se nuk iu është dhënë mundësia që me pas performance të mire, duke thënë se ndoshta MAPL e ka ndonjë raport punë për ta.

‘’Atyre nuk iu është dhënë mundësia me pas performancë të mirë. Ndoshta MAPL e ka ndonjë raport pune, por ne nuk mundemi me vlerësu punën e tyre’’ deklaron ajo.

Kadrijaj thotë se më shumë duken si kryetarë fiktiv se sa cilësor.

 ‘’Fakt përqindja e votave që kanë marrë, pastaj peticioni, masnej bllokada, e jep me kuptu se ata kanë qenë më shumë kryetar fikitivë se sa cilësor në rrethanat që janë’’ përfundon ajo.

Komento: